Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga pallatet për të pastrehët tek hapja e shkollës profesionale, kryebashkiaku Malaj prezanton risitë e buxhetit për Matin

19:45 / November 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot Bashkia Mat mbylli dëgjesat për paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2022 në njësinë administrative Burrel. Pas njësive Macukull, Derjan, Lis, Rukaj, Ulëz, Baz e Komsi kryetari i bashkisë Mat dhe administrata lokale bashkëbisedoi me qytetarët e Burrelit.

Banorët që morën fjalën pasi falenderuan bashkinë për investimet që janë kryer në të gjithë territorin e bashkisë, e veçanërisht në qytetin e Burrelit. Ata thanë se ka ardhur koha të mendohet më shumë për strehimin, investimet në lagjet periferike, shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta, rritjen e kujdesit për mjedisin, ujërat e zeza, etj.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Agron Malaj tha se gjatë këtij viti të vështirë, për shkak të pandemisë, është treguar kujdes për përmirësimin e jetesës së banorëve të Matit.

“Ne, tha Malaj, do të vijojmë punën për ndërtimin e Ujësjellësit të Zallë Gjoçajve dhe rrjetit të brendshëm në qytetin e Burrelit, duke synuar furnizimin pa ndërprerje të qytetit me ujë të pijshëm. Qendra Kulturore e Fëmijëve do të restaurohet nga e para, duke krijuar kushte komode për fëmijët e Matit. Sheshi “Ahmet Zogu” do të kthehet në pedonale të përheshme, gjë e cila u kishte munguar matjanëve më parë. Tregu industrial do të rehabilitohet ndërkohë në afërsi të thertores do të ndërtohet tregu i gjësë së gjallë. Në Burrel vitin e ardhshëm, vijoi kryetari i bashkisë, do të nisë funksionimin shkolla profesionale, për pesë profesione. Varrezat e dëshmorëve do të rehabilitohen ndërkohë që për varrezat do të kemi dëgjesa me publikun dhe pastaj do të ndërhyjmë, nëse qytetarët janë dakort.”

259920473 944925023102849 4637003203457661445 n

Malaj theksoi se ndërmarrja e pastrimit do të kalojë në vartësi të bashkisë dhe nga katër njësi që marrin shërbim aktualisht, pas 1 janarit 2022 do ta marrin këtë shërbim tetë njësi, pra të gjithë banorët e bashkisë Mat. Është menduar të shtohen pemët, lulet dhe shkurret dekorative. Lagja e Re dhe ajo prapa Muzeut Historik, pranë ish ndërmarrjes së Grumbullimit do të kenë rrugë dhe ndriçim brenda standarteve. Brenda vitit që vjen do të ndërtohen kanalizimet e ujërave të zeza dhe një impiant pastrimi.

Bashkia Mat, tha kryebashkiaku, ka treguar dhe do të vazhdojë kujdesin për terrenet sportive. Po ndërtohet fusha e re e sportit, pranë stadiumit “Liri Ballabani”. Në çdo shkollë 9 vjeçare dhe të mesme do të ketë terrene sportive, siç janë ndërtuar në tre shkolla të Burrelit.

Për herë të parë pas 30 vitesh në qytetin e Burrelit po ndërtohen tre pallate nga Enti Kombëtar i Banesave për familjet e pastreha në këtë bashki. Po ashtu është menduar për investimet në lagjen “Drita” dhe unazën e brendëshme dhe atë poshtë qytetit të Burrelit.

3 9

Kryebashkiaku Malaj pallatet Profesionale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.