Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Banorët terrorizohen nga krismat e armëve, lajmërojnë policinë. Çfarë iu gjet 4 të rinjve

12:08 / March 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pistolete
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e një lagje të Korçës janë terrorizuar nga krismat e armëve dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Kjo e fundit është vënë në lëvizje në drejtim të zonës ku u bë raportmi, në vendin e quajtur “Mali i Moravës”.

Katër të rinj ishin duke qëlluar me pisotletë në ajër, e në momentin që kanë parë se drejt tyre po afroheshin efektivët, njëri prej tyre ka hedhur nga dora një pistoletë, ndërsa një tjetër një kuti me fishekë luftarak.

Por jo vetëm kaq. Gjatë kontrollit, njërit prej te rinjve i janë gjetur edhe dy doza të dyshuara kokainë. Ndërkaq mësohet se njëri prej tyre ishte në kërkim për mashtrim.

NJOFTIMI POLICISË
Bashkëpunimi me komunitetin, vë në pranga 4 shtetas për veprat penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim për “Mashtrim”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim, si edhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Korçë, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• K.G., 31 vjeç,
• Dh.Sh., 31 vjeç,
• E.L., 34 vjeç dhe
• M.L., 30 vjeç, banues në Korçë.

Pas marrjes të një informacioni se në vendin e quajtur “Mali i Moravës”, disa persona po qëllojnë në ajër me armë zjarri, janë organizuar forca të shumta policie, për të bërë verifikimin e duhur ku në vendin e raportuar, kanë konstatuar 4 shtetasit e mësipërm, të cilët pasi kanë parë se drejt tyre po afroheshin shërbimet e Policisë, konkretisht shtetasi Dh.Sh., ka hedhur nga dora një armë zjarri tip pistoletë, ndërsa shtetasi K.G., një kuti me fishekë luftarak.

Gjatë kontrollit trupor të tyre shtetasit E.L., iu gjetën në xhepin e xhupit 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu ndaj shtetasit K.G., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër me 3 copë fishekë, 44 copë fishekë luftarak, 2 gëzhoja dhe 2 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

banoret krismat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.