Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

62-vjeçari lirohet pas 43 vitesh nga burgu, ishte dënuar padrejtësisht

09:08 / November 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zezo 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 62-vjeçar afro-amerikan u lirua të martën nga një gjykatë në Misuri pasi 43 vitesh burg. Kevin Strickland u dënua në vitin 1979 me burgim të përjetshëm, për një vrasje të trefishtë.

“Nuk kishte asnjë provë dhe pavarësisht ai u dënua vetëm në bazë të dëshmisë së një gruaje,” tha gjykatësi James Wells në një deklaratë. Për më tepër, dy nga katër autorët e vërtetë të vrasjes deklaruan se Strickland nuk ishte i përfshirë në vrasje.

Prokurori i Përgjithshëm i Qarkut Jackson, i cili po kërkonte anulimin e dënimit, e mirëpriti vendimin.

“Më në fund, drejtësia u vendos për këtë njeri që vuajti kaq shumë nga ky dështim i drejtësisë,” tha Gene Peters Baker në një deklaratë.

Kevin Strickland i është shtuar listës së gjatë të amerikanëve të cilët janë dënuar gabimisht. Ai është një nga të dënuarit që qëndroi në burg për shumë dekada. Sipas të dhënave, rreth 2500 personat e liruar në 30 vitet e fundit kanë kaluar mesatarisht 13.9 vite në burg. Periudha më e gjatë ishte 47 vite e 2 muaj.

Kompensimi i viteve të humbura nuk ka qenë gjithmonë një detyrë e lehtë. Projekti Innocence Midwest , e cila është e përfshirë në rastin e Strickland është duke zhvilluar një fushatë online për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar atë.

Strickland tha se pas lirimit të tij ai dëshiron të shkojë në varrin e nënës së tij, e cila vdiq këtë verë, dhe të shohë oqeanin për herë të parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Zelensky: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë

11:10 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.