Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

LAJM I FUNDIT/ Importonte mallra kontrabandë, procedohet penalisht përfaqësuesi i shoqatës humanitare

15:16 / November 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dogana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata Doganore nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ka bëre me dije se ka konkretizuar me sukses goditjen e një skeme mashtrimi- kontrabandë, në importin e mallrave të natyrës tregtare, të importuara në territorin doganor shqiptar si ndihma humanitare.

Nga skema e ngritur përfaqësuesi ligjor i subjektit me H.D , ka importuar dhe futur në territorin doganor shqiptar sasinë prej 864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial, të cilat kapin vlerën prej 356 370 euro.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruar më sipër janë në shumën 34,506.839 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 207,041.034 leke.

Në total shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura janë 241, 547.874 lekë.

Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe asaj Durrës, për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetem”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale” të parashikuara nga nenet 174/2, 175, 177, 186/2, 180 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga ana e Drejtorisë së Hetimit Doganor, po vazhdojnë procedurat e mëtejshme hetimore për nxjerrjen e rasteve të ngjashme.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar në mbështetje të ligjshmërisë dhe biznesit të ndershëm, ndërkohë që i bën thirrje të gjithë shtetasve, subjekteve importues dhe atyre transportues, për respektimin e ligjit dhe procedurave doganore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Bulqizë-Martanesh, humb jetën drejtuesi i mjetit

13:43 / September 23, 2026

Shiste lëndë narkotike në Mamurras, pranga 26-vjeçarit

09:47 / September 23, 2026

Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen

10:53 / September 22, 2026

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

09:34 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.