I pranishëm në një takim me banorët e Paskuqanit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se ka konfirmuar kandidimin e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu për një tjetër mandat.
Sipas Bashës, Xhelal Mziu i “ka mbajtur premtime”, ndërsa shtoi se ndryshime pozitive do të vijnë për çdo familje.

“Kur t’i bashkojë forcat pushteti vendor me Xhela Mziun dhe pushteti qendror me një qeveri që do t’ju përgjigjet për hallet tuaja, ndryshimi pozitiv për çdo familje do të ndjehet. Herën e fundit këpucët u mbushën me pluhur dhe baltë por sot rrugët janë ndërtuar i pashë me sytë e mi, janë ndërtuar të gjithë rrugët lidhëse dhe këtu në këtë qendër historike në Babrru, ku për herë të parë në 30 vite po shikoni çfarë mund të bëj një pushtetar që e jep fjalën dhe e mban fjalën ju tha që do të ju ndërtoj rrugët dhe i ndërtoi. P
or ju miqtë e mi e dini edhe anën tjetër të kësaj medalje të pushtetarit që premton dhe nuk bën asgjë që premtoi 300 mijë vende pune dhe çoi 500 mijë refugjatë, premtoi shëndetësi falas dhe i shkatërroi spitalet, premtoi uljen e taksave dhe sot shumë njerez kanë mbyllur bizneset nga ata që kam takuar në zonën e Paskuqanit dhe të tjerë po bëhen gati për ti mbyllur për shkak të taksave të larta dhe çmimit të energjisë”.”, tha Basha.
