Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Haklaj: Skenari i Berishës më 11 dhjetor, do shkojë të pushtojë selinë e PD-së! Bashën nuk e shkarkojnë dot

23:58 / November 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Azgan Haklaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha do të jetë një miting politik dhe skenari i Berishës është që të shkojë në selinë blu dhe të pushtojë selinë. Kështu tha ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj, i cili shtoi se nëse mësyn në seli do të quhet si rrëmbim i opozitës legjitime dhe grusht shteti. Nga ana tjetër, Haklaj shtoi se Lulzim Basha, me këtë datë do të organizojë festën e themelimit të PD-së. Haklaj tha se demokratët ta marrin vesh mirë, pasi Lulzim Basha nuk shkarkohet më 11 dhjetor.

“E di mirë Berisha se nuk bëhet dot kryetar i PD. Skenari është do mblidhemi në miting, do e nxjerrim Bashën nga selia e do të pushtojnë selinë e PD-së. Unë do të jem aty, më 11 kemi festën e PD-së se do bëjë festë në selinë e PD-së. Në të njëjtën ditë do të jetë edhe festa e Bashës dhe Kuvendi i Berishës. Berisha nuk mund ta thotë tani se unë do të bëj një Parti, Partia Konservatore Shqiptare. Partia Demokratike ka bërë një kongres të ligjshëm. PD e ka zgjedhur kryetarin me një anëtar me një votë edhe Berisha ka qenë pjesë e këtij proçesi. Basha nuk shkarkohet me 11 dhjetor. Nëse mësyn në selinë e PD-së është rrëmbim i opozitës legjitime, është grusht shteti.”- tha Haklaj.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët e degëve, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

azgan haklaj berishes skenari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.