Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa lutet për viktimat shqiptare; Erdogan: Janë vëllezërit dhe motrat tona nga Maqedonia!

13:01 / November 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Papa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku u lut për viktimat e aksidentit të tmerrshëm në Bullgari, ku humbën jetën mes flakëve 45 persona, shumica shqiptarë.

Një pjesë e madhe e tyre ishin fëmijë dhe të rinj, çka i shton edhe më shumë përmasat e kësaj tragjedie, e cila pati jehonë në të gjitha mediat më të mëdha të botës, duke shokuar opinionin publik.

Ati i Shenjtë shprehu trishtimin e tij të thellë për jetët e humbura në atë fatkeqësi që nuk do të shuhet lehtë nga kujtesa e përbashkët.

Në një telegram të nisur në emër të tij nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, Papa përcolli solidaritetin e tij të plotë me të gjithë njerëzit që u prekën nga kjo tragjedi, me në mendje sidomos fëmijët që u shuan në aksidentin fatal.

“Zoti i ka mëshiruar shpirtrat e tyre”, thuhet në mesazhin ku shtohet se Papa kërkoi bekimin hyjnor për të gjithë të prekurit, që të gjejnë ngushëllim dhe paqe.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përcolli gjithashtu ngushëllimet e tij.

“Ndjeva dhimbje të thellë për aksidentin e dhimbshëm që patën në Bullgari vëllezërit dhe motrat tona nga Maqedonia e Veriut, të cilët po udhëtonin nga Stambolli në Shkup. Lus Allahun ti mëshirojë vëllezërit dhe motrat tona që humbën jetën në këtë tragjedi e cila ka na pikëlluar thellë mua dhe popullin turk, si dhe tu japë durim familjeve të viktimave”, u shpreh ai.

Presidenti turk përcolli ngushëllimet edhe për popullin maqedonas, ndërsa të plagosurve i uroi shërim të shpejtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Zelensky: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë

11:10 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.