Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi aktualisht.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, sipas Nishanit situata e krijuar është e paprecedentë, ndërsa shton se vendi është në pragun e një krize financiare.
“Situata është e vështirë dhe e paprecedentë. Nuk është problemi që kreu i maxhorancës ka dashur të e eleminojë opozitë, ai ka 6 vite që energjitë i ka përqëndruar në eliminimin e opozitës jo në mirëqenien e popullit.
Një personazh i rritur dhe i formuar me një sjellje si pas 15 vitesh që kërkon ta zhbëjë opozitën. Opozita ka bërë një zgjedhje të mençur. Opozita duhet ta rrisë presionin e saj ndaj një njeriu.
Elementi kryesorë për zgjidhjen e situatës është protesta. Pa dyshim që do të ketë një zgjidhje politike. Secili do të jetë hapi konkret i këtij procesi unë nuk mund ta them, por mendoj që nga dita në ditë presioni opozitar dhe i qytetarëve është duke u rritur.
Jemi në pragun e një krize financiare, tregu financiar po shkon drejt një kolapsi. Nëse shqiptarët pas dy muajsh nuk do të marrin dot rrogat e pensionet do të rritet irritimi. Për zgjidhjen e krizës mund të kërkohet edhe përtej Presidentit, për të filluar një proces. Bllokuesi kryesorë i fillimit të një procesi është Rama. Ai duhet ët largohet. Brenda PS ka njerëz që krijojnë besueshmëri dhe që mund të bashkëpunojnë me opozitë”, tha Nishani.
