Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Luan Rama: Me Bujar Nishanin, në hapësirën e 40 viteve…

21:18 / November 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nishani rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me Bujar Nishanin njihem që prej shtatorit të vitit 1981.

Kemi qenë shokë të një brezi në klasa paralele, në ish shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Më pas rrjedha e jetës na ndau; ai pasi kreu studimet e larta në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, u emërua po aty pedagog, ndërsa unë, pasi kreva studimet e larta në fakultetin e filologjisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, u emërova gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”.

Pas ndryshimit të sistemeve, ecëm në kahje të ndryshme, unë në të majtë, e Bujari në të djathtë.
Unë, i pari skënderbegas që pasi kisha qenë më parë ministër i kulturës u bëra edhe ministër i mbrojtjes e më pas edhe ministër i rendit publik, ndërsa Bujari që ka qenë edhe ministër i brendshëm, edhe ministër i drejtësisë, u zgjodh edhe President i Republikës.

40 vjet pas takimit tonë të parë në sheshin e rreshtimit në ish shkollën “Skënderbej”, u bëmë sërish bashkë edhe në studion e emisionit “DREJT” në RTV Ora, unë gazetar dhe Bujari i ftuar në emisionin tim.

I matur e logjik, racional dhe etik, por edhe dinjitoz në gjithçka thotë me shumë modesti, Bujar Nishani është gjithmonë një bashkëbisedues i këndshëm që të imponon respekt.

I tillë ka qenë që kur e kam njohur unë, dhe i tillë ka mbetur.

Nuk është e lehtë, por Bujari ia ka dalë…

40 viteve Bujar Nishani Luan Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.