Presidenti Meta ka dekoruar arkeologun dhe historianin francez Pierre Cabanes për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976, për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian.
“Në prag të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, pata kënaqësinë të vlerësoj historianin dhe arkeologun e shquar francez, Profesor Pierre Cabanes, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Nderimi i këtij miku të madh të kombit tonë është shprehje mirënjohje dhe vlerësimi për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976, për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian.
I jemi falenderues Profesor Cabanes edhe për pasurimin dhe nxitjen e marrëdhënieve të reja të bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e arkeologjisë, duke kontribuar për zhvillimin cilësor të kësaj shkence në vendin tonë”, shkruan Meta.
