Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Katër ministrave nga Kosova u refuzohet vizita në Serbi

14:54 / November 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flags kosovo serbia 750x365 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet në Serbi kanë refuzuar kërkesën për vizitë dyditore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – që njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës – katër ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se kërkesa për vizitë u refuzua “pa asnjë arsyetim pak para nisjes” së delegacionit të Qeverisë së Kosovës.

“… ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në orën 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye për refuzimin”, tha Aliu përmes një postimi në Facebook.
Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – komuna në jug të Serbisë të banuara me shumicë shqiptare – ishte planifikuar që të qëndronte ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ai i Financave, Hekuran Murati, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministri Aliu tha se gjatë kësaj vizite ata kishin paraparë që të qëndronin në tri komunat e banuara me shqiptarë dhe të takoheshin me krerët e komunave dhe përfaqësuesit e tjerë politikë të shqiptarëve në Serbi.

“Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, tha ministri Aliu.

Refuzimi i kërkesës për vizitë në Serbi të delegacionit të ekzekutivit kosovar vjen pasi më 23 nëntor, Qeveria e Kosovës i refuzoi kërkesën për vizitë në Kosovë të shefit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishin deklaruar për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm të rishqyrtojnë qëndrimin për lejimin e vizitave të Petkoviqit në të ardhmen, nëse “ai përmbahet nga gjuha nxitëse dhe provokuese në raport me qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

Trump refuzon armëpushimin me Iranin/ Pas zgjedhjeve të nëntorit pritet rifillimi i bombardimeve

10:15 / September 26, 2026

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.