Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Luela Myftari / Të lutem shef, mos e nxirr atë lajm!

09:17 / November 28, 202110 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
244041382 1666234540237766 8140089735246475769 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Luela Myftari-Gazetare

Mëngjes: “Të lutem shef mos e nxirr këtë lajm: një vajzë sa unë paska vrarë veten me fëmijën 1 vjeç në krahë”. Mbrëmje: “Të lutem shef mos e nxirr djalin 13 vjeç që është lidhur me litar në vend që të luajë me të”. Më mjafton që e shoh në Whatsapp kur vjen lajmërimi i Policisë së shtetit, më mjafton që e shoh në kanalet më top, në kanalet news ∞, më mjafton ta shoh në Facebook, Instagram, Tik Tok e kur mbyll sytë. Ky nuk është një lajm. As ky që po shkruaj unë. Është ulërima që s’e nxorra dot para shefit të redaksisë time, shefit të redaksisë tjetër, shefit që gric e ngacmon aq shumë sa të lëngojnë gjithë njerëzit e dobët.

Po unë jam një e re me zemrën e dobët dhe do të doja t’ju tregoja çfarë kam ndier këtë javë. Punoj në televizion. Përpiqem të shkruaj për gjëra të bukura dhe kur shkruaj për gjëra të shëmtuara e bëj vetëm që historia të mos përsëritet. Më duhet të bëj grim, para se të dal në ekran. Kështu DUHET. Para se të shkoj në grim,heq syzet, vendos lentet se nuk shoh mirë, mësoj se Hueyda nuk ia doli me buzëqeshjen e saj. Lotoj, por e justifikoj se janë lentet. E fsheh dhembjen dhe buzëqeesh, siç mendoj se ka bërë Hueyda deri në lëvizjen e fundit të luftës së saj. Hyj në grim. Po më lyejnë sytë. Nga aty fillon grimi. Televizori aty, me zërin e Julit, mikut tim, më rrëfen se një autobus ka marr flakë dhe mendohet se aty shtrihen pa jetë mbi 40 persona. Sytë i kam mbyllur, e s’di ç’hapsirë gjejnë lotët me i mbush. Veç dëgjoj. Do të doja të dridhesha, por jam mësuar ta maskoj pjesën e sipërme të trupit, ndaj lëviz veç gishtat e këmbëve që e bëj shpesh si shenjë nervozizmi. Dita ka nis me sa viktima, pyes veten. Është veç pjesa e parë e një dite pune. Do të duhet të punoj e grimuar, e ftohtë, e pandjeshme. Të dal para kameras, të intervistoj dikë, të montoj kronikën e të nisem për në shtëpi. E thejshtë, jam mësuar ta bëj me kushtin e vetëm të mos e prek celularin vetë me dorë, sepse ai do t’më kujtojë ngahera çfarë ka ndodhur sot. Në shtëpi shkoj shpejt, heq grimin dhe në t’përlyemen e fytyrës, justifikoj ngashërimin. Qaj se s’më mbajnë më nervat. Dua të shkoj te profili i Hueydës dhe të publikoj një skulpturë plot jetë, siç ishte ajo. Do t’më bëjë mirë të heq zinë e rimelit në fytyrë dhe zinë që ka kapluar zemrën. Por, rrugës tu shku te profili i saj më del para foto e dy binjakëve që kanë humbur jetën gjatë udhëtimit me autobus. Dy djem binjakë. Kur më merr malli për vëllezërit e mi binjakë kujtoj shpesh sa torturë ka qenë të shkoje në Durrës me autobus, me çarcfafë me vete dhe me dy vëllezër binjakë që gjumi i kaplonte njërit te shpatulla e majtë e tjetrin në shpatullën time të djathtë. Nuk kishim shumë para, as makinë dhe prindërit na ulnin në një sendilje dyshe të autobusit, të tre, ne fëmijët. Këtë imazh e sillja në kujtesë shpesh kur më merrte malli për ta. Zemra m’u bë copë më shumë. S’e di sa minuta kam qëndruar me sytë në ekranin që tregonte dy binjakët e vegjël. Di se imazhi m’u mjegullua se nuk shihja më nga lotët. Afër m’u afrua Blu, qenushja ime Husky. E harrova skulpturën e Hueydës dhe vesha kostumin sportiv e dola me të. Një shëtitje me qenushen do t’më bënte më mirë. Duhet të mbushen me ajër, thashë dhe dola. Blu nuhaste si e çmendur ndonjë mi kanaleve të kullimit anash kompleksit të pallateve ku jetoja. Më tërhiqte, më shkundi, m’u kujtua tërmeti. Humba sërish, jo më në dhemje, por në frikë. Këto ditë bëheshin dy vite që kur pashë vëllanë t’i thonte vëllait: “Mblidhe veten se ka vdekur vajza ime, jo e jotja”, një fjali që as në një roman nuk do ta zbërtheja dot sa goditëse është. Minjtë dhe Blu që lëvizte si e çmendur, po më stresonin po aq shumë sa shkundja e tërmetit atë nëntor. Hoqa dorë edhe nga shëtitja. Gjithçka po e shihja me negativitet. Mimikën e fytyrës nuk e ndryshova dot as kur telefonoi mami në whatsapp. Dreqi e marrtë, tani të shohin edhe në sy me anë të teknologjisë. Më pyeti se pse ishte acaruar fytyra, pse kisha puçrra, pse i kisha sytë e kuq. U përgjigja se isha thjesht e lodhur dhe se shtëpia ime kish marrë për kot sepse gjithë javën e kisha shpenzuar duke shëtitur nëpër panair dhe se tani shtëpia nuk ishte një vend që do t’më çlodhte, por që po më stresonte me rrëmujën e saj.

Të nesërmen u zgjova. Ajo telefonoi e më tha se po vinte te unë. Kish mbushur çantën plot me dertergjentë dhe copa për të pastruar. Erdhi të vinte rend në jetën time. Po mua më dhimbte shpirti, shtëpia ishte justifikimi. Sado doja ta ndaloja, ajo nuk do tërhiqej nga e saja dhe unë duhet të shkoja në punë. Nuk bëra asnjë rezistencë. Në fund të fundit kisha nevojë për ndihmën e saj, mbase shtëpia do të ishte më e ngrohtë kur të vija nga puna. Në fund të fundit, kisha nevojë të dija se kisha mama. E putha fort dhe ika. Kisha dy pyetje rrugës. E para që më bëri të ndihesha fatkeqe: “Mos ndoshta nuk jam bërë ende nënë se s’jam aq e fortë sa ajo?”. Dhe e dyta që më bëri të ndihesha më mirë: “Unë kam një mam dhe në vend që të qaj pse s’jam bërë nënë, mos duhet të mendoj si ndihen ata që nuk kanë nënë?”

Shkoj në punë, ulem të punoj, shkruaj për panairin që ma ka marrë mendjen me librat që i dua shumë dhe kur përfundoj tekstin raportoj: “Kam këtë, llogarite kaq minutazh për fundjavën”.

– “Mos është reklamë kjo”, më pyesin?

Në një vend ku nuk lexohet tjetër gjë veç lajmeve të trishta, më merr flakë mendja. E vetmja gjë që kam kërkuar pas 10 viteve punë kishte qenë që shefi mos më censuronte te libri. Kisha mbaruar 5 vite për letërsi dhe nuk kisha mundur të shkruaja për librat se bosat kishin menduar se librat janë një motiv i mirë për t’i quajtur reklama. Në fakt, ky është një debat që bëhet kudo në botë, por unë kam mendimin tim. Se librat ishin shumë të bukur për realitetin tonë. Kisha gjetur një shef që më tha se librin e donte shumë dhe se këtë barrierë nuk do ta kisha asnjëherë. Paratë që po e tërbojnë çdo cep biznesin, i vënë flakën dhe mendimeve të mia. Dëgjoj, dëgjoj, kundërshtoj, 1 orë e jetës sime shpenzohet me ulërima në punë. “Libri s’të bën keq”.

Sikur t’i merrnin para gjykatësve apo kriminelëve për lajmet e këqija që na japin, mendova. Por sikur t’i marrin para shtetit për materialet që na i sjellin të gatshme. Madje edhe bashkisë për secilën nga arritjet e veta. Dal nga redaksia dhe se kuptoj debatin 1 orësh që kam bërë. U pendova që shpenzova aq kohë e s’e binda dot që libri është i mirë. Nuk e di nga ç’cep doli shefi im e tha: “Veç vazhdo punën, si më ke raportuar mua. Ti mendo për tekstin”.

Rrugës drejt kompjuterit tim shoh një nga kanalet news ∞, në redaksi u ngrit edhe volumi, dëgjoj një gazetare kronike. “Një djalë 13 vjeç është vetvarur” dhe një nga një lexonte statuset e djalit në Tik Tok: “Jam vetëm, asnjë s’e di si ndihem, bota duket me ngjyra, por njerëzit janë me disa fytyra, zemrën e kam të vetmuar” . Uhhhh, sa kisha dalë nga zyra e shefit. Ai ishte ende aty, pas xhamit që ndante zyrën e tij me redaksinë e madhe, një xham që na lejonte të mos i fshiheshim njëri-tjetrit. M’u duk se më pa në sy.

Desha të ulërisja. Mos e jep këtë lajm. Mos, ne s’duhet ta bëjmë. Një familje ka një dhembje të madhe. Unë që po e dëgjoj tani, po ashtu. Askush s’do ta kuptojë dhembjen e humbjes së një fëmije, nëse nuk e ka përjetuar vetë. Askush nuk do ta dijë pse fëmija do të ikë nga ty përgjithmonë. Asnjë fëmijë nuk duhet t’i dëgjojë këto statuse të lexuara nga televizori. Mjafton që ai i ka shkruar. Është mjaftueshëm dëm për ata që i kanë lexuar. Mos e jep këtë lajm. Nuk i shërben asnjë familjeje, askujt, përveçse dhemb. Boll janë tërmeti, pandemia, dy vite të vështira, ku kokrrat e ilaçeve janë bërë motiv i përditshmërisë, vitaminat duhet të na mbajnë më të gjallë, vaksinat premtojnë jetë, kurse media veç dhembje.

Libri ishte shumë i mirë për të qenë pjesë e jetës sonë, por unë po i kthehem librit me shpresën se shefi im s’do ta jap këtë lajm. Nuk i hap meazhet në gjithë pjesën tjetër të ditës. Pasdite, pasi kam vendosur edhe strishat e speciales për librin, dhe rrugës që materiali të shkoj në regji, hap celularin për të parë kush më ka kërkuar. Flas me dy më të rëndësishmit, me udhëtarin tim në jetë dhe me kolegen për t’i thënë ç’hoqa sot derisa e mbylla specialen. Hap 57 mesazhet që janë bërë në Whatsapp nga policia, ministria e shëndetësisë, kuvendi, berisha, basha e qeveria dhe lexoj mes tyre: “Një vajzë 34 vjeç është hedhur nga ndërtesa me fëmijën 1 vjeç në krah. Bija e një doktori, vetë farmaciste”. Para se të nisem për në shtëpi, dua të flas me shefin. Ta pyes si u zgjidh puna e librit, por në fakt dua t’i lutem që të mos i transmetojë këto lajme. Kisha renditur në mendje ç’do t’i thoja: “KJO ËSHTË NJË PËRVOJË ZINXHIR. E MBAN MEND KUR NJË, DY A TRE MERRNIN ILAÇ MINJSH PËR TË FJETUR GJUMË PËRGJITHNJË? PËR NJË KOHË TË GJATË LAJMET TREGONIN VETËM KËTË MËNYRË TË LARGIMIT. MUND TË LARGOHESH NË DISA MËNYRA NGA JETA, POR MEDIA INFLUENCON EDHE PËR MËNYRËN. MBAN MEND, PASI BARIT TË MIUT ISHTE VINÇI. ËSHTË ZINXHIR, MOS E JEPNI KËTË LAJM, SE … VETVRASJA NUK ËSHTË E BUKUR, ËSHTË NGJITËSE, MË DHEMB MUA, TJETRIT, TJETRIT DHE NUK I SHËRBEN ASKUJT SI INFORMACION, NUK NA BËN MIRË”.

Drejtori i redaksisë sime nuk ishte aty, por para se të dilja nga redaksia e pashë në TOP. Lajmi ishte dhënë. Diku tjetër, por ishte dhënë. Diku duhet të ulërisja edhe unë për këto lajme. Ndaj e shkrova, e shkrova madje bashkë me dy lajme të kobshme të cilat, as që doja t’i trazoja. Por sa kohë lexohen edhe mesazhet e të vdekurve, duke cingrisur edhe zemrat e atyre që janë tashmë të plagosur më duhet ta bëja me thirrjen e vetme: Shef, mos i jep këto lajme!

PS: Unë nuk i them shef, drejtorit të informacionit! Dhe kjo nuk është një letër për të. Është një letër për veten, sepse shkrimi më bën mirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.