Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rënie e infektimeve me koronavirus në vend, por rritje e fataliteteve. Gazetari: Ka pasur dhe persona të vaksinuar

12:58 / November 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spital
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata pandemike në vend mbetet në shifra thuajse të njëjta. Dy javët e fundit kanë shënuar rënie të infektimeve. E tillë paraqitet situata në vend nga COVID-19, teksa fatalitetet janë rritur.

Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë një bilanc të situatës teksa ka raportuar nga spitali COVID 3, aty ku një ditë më parë njëra nga dhomat u përfshi nga flakët.
“Nëse llogarisim dy javët e fundit kemi 5637 infektime në raport me 7775 infektime që kishin dy javët e para të nëntorit. Ka mbi 1000 infektime më pak në raport me të njëjtat thuajse testime. Dallimin e bën vetëm numri i fataliteteve. Kemi 38 fatalitete më shumë në harkun e dy javëve të fundit në raport me dy javët e para. Nga data 1 deri në 14 nëntor janë regjistruar 61 fatalitete nga COVID-19 në mesin e të shtruarve në dy spitalet COVID, ndërkohë që nga 14 deri më 27 nëntor ka 99 viktima, mesatarja 7 viktima në ditë. Ky fakt përbën një shqetësim shumë të madh. Nuk ka ndryshuar numri i shtretërve në të dy spitalet COVID, 150-160 të shtruar gjatë gjithë kësaj periudhe”, tha Skëndaj.
Ajo që mbetet si problematikë e shtuar tashmë është ardhja me vonesë në spital. “Pasi pacientët janë kuruar më parë në shtëpi duke u trajtuar me medikamente bazë dhe spitalore dhe më pas shkojnë në spital me mbi 50% mushkërisë së prekur. Në mesin e viktimave në dy javët e fundit, ka pasur dhe persona të vaksinuar me të dyja dozat si të Coronavax ashtu dhe Pfizer. Në mesin e të shtruarve 15-20% e tyre janë të vaksinuar me një dhe dy doza, ndërkohë që pjesa tjetër janë të pavaksinuar dhe në asnjë rast nuk ka asnjë person të riinfektuar dhe në gjendje të rëndë. Të gjitha format e riinfektimeve me COVID-19 në Shqipëri, janë të gjitha raste të lehta dhe të moderuara. Nga të dhënat dhe një përllogaritje e situatës rezulton që jemi në të njëjtat shifra, 16% e shkallës së pozitivitetit. Incidenca mbetet thuajse në të njëjtat vlera. Kemi 232 infektime për 100 mijë banorë me një rënie të lehtë në krahasim me dy javëshin e parë të nëntorit, kur kishim 277 infektime për 100 mijë banorë. Sa i përket urgjencave ditore, mbeten thuajse të pandryshuara. Në një ditë normale 15:20 urgjenca mjekësore. Urgjencat e rënda marrin fillimisht trajtim në COVID 1 dhe më pas kur gjendja përmirësohet pacientët transferohen në COVID3”, tha gazetari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.