Lulzim Basha kishte thirrur sot mbledhjen e Kryesisë së PD në Durrës. Por teksa Lulzim Basha priste më kot mbledhjen, shumica e anëtarëve të Kryesisë kishin vendosur bojkotimin e takimit duke e detyruar këtë të fundit që të mos vijojë takimin dhe të kthehet në Tiranë.
Pamjet janë publikuar nga dhëndri i Sali Berishës, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
“Shkon të bëjë mbledhje kryesie në Durrës, por nuk i vijnë as 7 vetë e i kthehet si e pamë në mort. Shembull i qartë se çfarë ndodh kur e kthe partinë për pazare me Ramën. Ka 97% të partisë me vete sipas sondazheve të veta. Turp e trishtim”, shkruan Jamarbër Malltezi. / tirananews.al
