Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Festa e Pavarësisë/ Biden letër Metës: Shqipëria një vend mik i ngushtë, luftoni korrupsionin për një klimë të qetë dhe të paqtë!

15:25 / November 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20211128 WA0006
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar presidentin shqiptar, Ilir Meta, me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në letrën drejtuar Metës, Biden shkruan se dy vendet kanë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe vlerat demokratike. Ai shton më tej se ato që ka arritur Shqipëria që nga viti 1991 janë mbresëlënëse, ndërsa shton, se vendi ynë është mik i ngushtë i SHBA dhe një aleat i rëndësishëm i NATO-s

Letra e Presidentit Joe Biden, drejtuar Presidentit Ilir Meta:

Me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ka marrë një mesazhi të ngrohtë urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joseph R. Biden Jr., ku shkruhet:

“I dashur Zoti President,

Në Ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan!

Këtë vit ne përkujtojmë tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, që ndajmë sa bashku.

Ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse.

Sot, Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë, luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.

Marrëdhënia jonë dypalëshe në rritje të tregtisë dhe investimeve, sidomos në sektorin e rëndësishëm energjetik, është kyçe për rimëkëmbjen e Shqipërisë si dhe për thellimin e partneritetit tonë.

Dëshiroj t’i uroj popullit shqiptar, edhe në emër të të gjithë amerikanëve, një Ditë të paqtë të Pavarësisë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Fier, shoqërohet në polici drejtori i spitalit Arben Voja, merret në pyetje nga prokurorët

14:17 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.