Stilisti dhe drejtori artistik i meshkujve në Louis Vuitton dhe themeluesi i “Off White” Virgil Abloh humbi jetën ditёn e diel nga kanceri.
“Virgil Abloh që nga viti 2018 ishte dhe themelues i labelit Off-White, teksa pёr vitet e fundit luftoi privatisht me sёmundjen e kancerit”, tha konglomerati francez tё modës LVMH.
Abloh ishte një stilist dhe sipërmarrës i njohur amerikan.
Abloh hyri në botën e modës ndërkombëtare me një praktikë në shtëpinë italiane të modës Fendi në vitin 2009, së bashku me reperin amerikan, Kanye West.
Të dy më pas filluan një bashkëpunim artistik që do të niste karrierën e Abloh në themelimin e Off-White.
Ai është afro-amerikani i parë që ishte drejtor artistik në një shtëpi mode luksoze franceze. Abloh u emërua nga “Time Magazine” si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë, në vitin 2018.