Deputeti i Partisë Demokratike ende në detyrë, Bardh Spahia ka akuzuar kryeministrin Rama se, për të zhvilluar takimet e tij nëpër qytetet e vendit, ai po përdor shkollat.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Spahia ka shkruar se kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriget për takime partiake.
“Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriket. Karriket e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9 vjecare “Mark Dashi”. Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre. Turp e arrogancë kriminale”, ka shkruar Spahia.
Postimi i plotë:
