Siç ishte premtuar, portreti i Ismail Qemalit pikturuar nga Donaldi do të dalë zyrtarisht në ankand.
Gjatë spektaklit të sotëm një lidhje direkte u mundësua me programin ‘’ArtKand’’ i cili ka si mision reklamimin dhe shitjet e veprave të artit.
Gjatë prezantimit të kësaj nisme, Donaldi nuk i mbajti dot as lotët teksa ndiqte me emocion prezantimin e veprës së tij.
Kujtojmë së paratë e grumbulluara do të jenë në funksion të terapisë për disa fëmijëve që vuajnë nga spektri i autizmit.