Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Enver Hoxha, Qazim Mulleti e Ahmet Zogu/ Pjesë e debatiti në Komisionin e Edukimit: Tiranë, tradhtarë apo heronj…

11:51 / December 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 61a74bc49160a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Prefekti” vepra e vendosur në skenë nga Teatri Kombëtar për Qazim Mulletin revokimi i figurës së Enver Hoxhës dhe Mbretit Zog, ishin sot pjes e debatit në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik.

Në qendër të kësaj vepre letrare ishte Qazim Mulleti, kryetar të bashkisë së Tiranës (1939 – 1940) dhe më pas Prefekt të Tiranës (1942 – 1944). Kjo pjesë teatrale u transmetua live në facebook më 29 nëntor dhe ngjalli mjaft polemika.

Deputeti Luçiano Boçi kërkoi të bllokohet vënia në skenë e asaj që e quajti “gjyqi politik” dhe kërkoi dhe bashkëpunimin e maxhorancës.

Luçiano Boçi: “Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një vepër letrare por një gjyq politik që I është bërë një figure të rëndësishme politike të historisë së Tiranës duke shtrembëruar të vërtetat. Nuk mund të rivendoset në skenë një letërsi e tillë gjyqi politik. Kërkesa është të bllokohet vënia në skenë e këtij gjyqi letrar dhe të thërritet në komision drejtori I Teatrit Kombëtar për të dhënë shpjegim”

Agron Gjekmarkaj tha se duhet mbajtur qëndrim edhe ndaj deputetit socialist të Lushnjes që revokoi figurën e Enver Hoxhës.

Agron Gjekmarkaj e quajti ‘remineshenca provokative: Qazim Mulletin mund ti thuash shumë gjëra por nuk ka qenë injorant. Ka qenë i shkolluar në perëndim, pastaj këndvështrimi politik mund të ndryshojë. Është gënjeshtër për ta paraqitur atë si njeri të slangut por ka qenë njeri i elitës. Ne si komision i medias duhet të mbajmë qëndrim dhe për deputetin e Lushnjës që pas 30 vitesh ka provokuar historinë 45 vjeçare duke revokuar diktatorin Enver Hoxha.

Nëse do e kërkonim me komision do ngjante si vendimet e kohës së Enverit mbrojti deputeti socialist Petro Koçi.

Petro Koçi: Regjisori dhe drejtori duhet të reagojnë vetë publikisht. Nuk është e udhës të kërkojmë ndalimin e aktiviteteve artistike.

Lidhur me një qëndrim ndja deputetit të Lushnjes, Bujar Çela.

Petro Koçi: PS është distancuar nga periudha e diktaturës. Lidhur me luftën ka një taktikë nga një pjesë e politikës që të lidhin luftën me pas luftën mendoj se LANÇ i ka bërë nder Shqipërisë. Lufta nuk është parlament si ky I yni me fjalë por ka parlamentin me plumba. Gjermanët nuk u vranë duke qëlluar njëri tjetrin por për shkak të rezistencës dhe luftës tonë antifashiste. Ne nuk marrim dot vendime për të shkarkuar kush ka qenë në krye të luftës apo para luftës. Këto gjëra ti trajtojë historia. Në këtë pikë PS është distancuar prerazi siç ka bërë rivlerësim të dimensionit lidhur me figurën e Zogut. Por fakti që ai në 7 prill 1939 nuk nxorri dekretin e shpalljes së luftës me Italinë na kompromentoi shumë dhe nëse ka një cështje si ajo e luftës italo-greke një nga arsyet është se Zogu nuk nxorri dekretin për shpalljen e luftës.

Agron Gjekmarkaj: Enver Hoxha ka qenë tiran e kriminel që ka shkaktuar gjakderdhjen. Më 7 prill ushtria shqiptare mbretërore. Muji Ulqinaku ishte një kapterr dhe Abaz Kupi e organizoi aq sa mundi”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.