Ylli Limani di gjithmonë si të surprizojë fansat e tij dhe një gjë të tillë e ka bërë së fundmi.
Ai ka ndarë lajmin e bukur se brenda pak ditëve, pra me datë 5 Dhjetor do të publikohet mini albumi me titull “Lshoja zanin”, i cili përmban 5 këngë:
“Lshoja zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” dhe “Çka nëse”.
Këtë lajm ai e shoqëroi me një dedikim për të gjithë ata që kanë qenë pranë tij dhe e kanë shtyrë që ta finalizojë këtë projekt të nisur shumë vite më parë.
Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte pjesa e fundit e këtij dedikimi ku ka treguar se albumin ia ka kushtuar një vajze që e ka frymëzuar për këto këngë, me të cilën nuk është më.
Artisti ka treguar se ka kaluar shumë kohë dhe tani nuk i dhemb më kjo histori e shkuar.