Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eba9d0c5 f459 4abb 8443 f7a8b2fc9c3b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Figura e Enver Hoxhës nuk mund të shihet vetëm zi. Duhet kapërcyer vështrimi i të parit bardh e zi të disa figurave apo ngjarjeve historike përfshirë dhe Enver Hoxhën. Duhet thënë për atë që bëri e atë që nuk bëri. Ai udhëhoqi Shqipërinë për 45 vjet me të mirat dhe të këqiat”, kështu ka deklaruar historiania Nevila Nika.

Sipas saj shumë figura e personazhe historikë në kohë të ndryshme kanë pasur vështrime të ndryshme në librat e historisë, përfshirë këtu dhe Ismail Qemalin që deri në vitin 1962 ishte pothuajse shumë pak I përfshirë në librat e historisë, e njëjta gjë për Hasan Prishtinën. Në këtë diskutim ku ishte e pranishme dhe drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, merrnin pjesë historianët Pëllumb Xhufi, Nevila Nika, Artan P. Hoxha, Ardit Bido dhe Dorian Koçi, që sollën qasjen e tyre ndaj një procesi të natyrshëm në historinë e kombeve në raport me rishikimin e historisë.

Pëllumb Xhufi u shpreh se historia e Shqipërisë është e mbushur me boshllëqe. Historiania Nevila Nika ndër të tjera u shpreh demistifikimi i historisë ka nisur.

“Jemi munduar gjithë historianët, ata që kanë marrë mundin për të rrëfyer të vërtetat tona. Historia është diçka që duhet transmetuar. Ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim, si për ngjarje si për figura të historisë sonë”, u shpreh Nika në konferencën “Demistifikimi I historisë dhe e ardhmja”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në kuadër të mbylljes së muaji aktivitetesh kushtuar 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fjalën e saj, historiania Nevila Nika vijoi më tej se një historiani i duhet të jetë pa ndërprerje pranë arkivave. “Pranë atyre burimeve ku mund të marri gjithçka për të shkruar. Për historianen Nevila Niika historia ka zhvillimet e veta. “Pasurohet në dokumentacion”, vijoi Nika.

I pranishëm në këtë takim, Ardit Bido drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave tha mes të tjerave se rishkrimi i historisë ka marrë një konotacion negativ. “Rishkrimi i historisë konsiderohet sikur do hidhen gjithë tezat e tanishme dhe do ndryshohet gjithçka. Por kjo është thjesht një punë e përgjithshme e historianit. Rishkrimi ka marrë një konotacion negativ në diskutimin publik”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.