Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Tymi i duhanit të mbron nga korona”, Erion Braçe “degjeneron” deputetët dhe administratën për lokalin brenda Parlamentit

11:46 / December 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace 770x396 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe ka thënë nga foltorja e Kuvendit se deputetët dhe administrata vetë shkelin me të dyja këmbët rregullat që miratojnë. Braçe ka treguar se në lokalin brenda Parlamentit pihet cigare dhe ndonjë prej deputetëve “mendon se tymi i tij të mbron nga koronavirusi”.

“Po të dalësh nga këtu tani dhe të shkosh në klubin e Parlamentit, jo vetëm që s’kanë maskë por dikush mendon se tymi i duhanit që konsumohet atje të mbron nga koronavirusi. Ky është një problem akoma më i madh.

Dhe kur nuk rrezatohet zbatimi i rregullave dhe i masave këtu në sallën e Parlamentit, padiskutim që as të mos kërkojë kush të zbatohen masat në çdo cep të territorit të Shqipërisë”, tha ndër të tjera deputeti i PS, shkruan newsbomb.al.

Pjesë nga fjala e Erion Braçes

Masat në këtë vend nuk zbatohen më. Nuk zbatohen. Duke filluar nga kjo sallë. Këtu jemi në Parlamentin e Shqipërisë, në institucionin më të lartë të këtij vendi. Sipas rregullave që janë në fuqi, këtu duhet të mbahet maskë. Këtu brenda. Me thënë të drejtën qëpar pash kryeministrin dhe disa ministra. Në sallë nuk bëhen as 5 deputetë bashkë që mbajnë maskën për tu mbrojtur dhe për të mbrojtur.

Po të dalësh nga këtu tani dhe të shkosh në klubin e Parlamentit, jo vetëm që s’kanë maskë por dikush mendon se tymi i duhanit që konsumohet atje të mbron nga koronavirusi. Ky është një problem akoma më i madh. Dhe kur nuk rrezatohet zbatimi i rregullave dhe i masave këtu në sallën e Parlamentit, padiskutim që as të mos kërkojë kush të zbatohen masat në çdo cep të territorit të Shqipërisë.

Kemi vendosur një rregull këtu që duhet të jemi të gjithë të vaksinuar. Natyrisht që në këtë sallë ka të pavaksinuar, pak janë po ka. I kërkoi kush sot në mëngjes testin për të hyrë në sallën e Kuvendit? Natyrisht që jo. Nëse kjo masë nuk respektohet këtu, ku do respektohet?!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja

14:17 / November 12, 2026

“Charls” godet sonte Shqipërinë/ Stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit, veriu më i rrezikuar

14:13 / November 12, 2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.