Në kuadër të sigurisë në rrugë janë arrestuar 29 drejtues mjetesh dhe janë hequr 138 patenta.
Policia bën me dije gjatë kësaj jave janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 2678 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.
Gjithashtu në kuadër të masave të sigurisë në rrugë janë evidentuar dhe ndëshkuar 4021 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, nga të cilat 79 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 45 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 14 për qarkullim në sens të kundërt.
