Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA bojkoton Lojërat Olimpike të Pekinit, asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë

22:12 / December 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lojratolimpike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se nuk do të dërgojnë zyrtarë qeveritarë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 në Pekin, pasi Kina u zotua se do t’i “kundërpërgjigjej” çdo bojkoti të tillë diplomatik.

Presidenti Joe Biden tha muajin e kaluar se ai po shqyrtonte mundësinë e një bojkoti të tillë diplomatik mes kritikave për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Kina, duke përfshirë atë që Uashingtoni thotë se është gjenocid kundër myslimanëve të pakicës në provincën perëndimore të Xinjiangut.

Administrata Biden nuk do të dërgojë asnjë delegacion diplomatik ose zyrtarë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe Paraolimpike të vitit 2022 në Pekin, duke patur parasysh gjenocidin e vazhdueshëm të Republikës Popullore të Kinës dhe krimet kundër njerëzimit në Xinjiang dhe abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë shtypi të hënën.

“Dërgimi i një delegacioni diplomatik ose zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara do t’i trajtonte këto lojëra si çështje pune normale përballë abuzimit skandaloz të të drejtave të njeriut dhe mizorive të Republikës Popullore të Kinës në Xinjiang, dhe ne thjesht nuk mund ta bëjmë këtë”, tha zonja Psaki.

Ambasada e Kinës në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Bojkoti diplomatik, i cili ishte inkurajuar nga disa ligjvënës të Kongresit amerikan disa muaj më parë, nuk do të ndikojë pjesëmarrjen e atletëve amerikanë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 në Pekin, tha zonja Psaki.

bojkoton Lojërat Olimpike SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.