Sulmuesi shqiptar Fiorin Durmishaj, i cili ka bërë bujë këtë javë me zgjedhjen e tij për të përfaqësuar kombëtaren greke, kërkohet nga gjigandi turk, Fenerbahçe.
Siç raporton “Fotospor”, klubi turk pritet të lëvizë në merkato për dy sulmuesa, që janë Samata nga Genku dhe Durmishaj nga Panioniosi.
Lojtari me origjinë shqiptare këtë sezon ka shënuar plot 11 gola në 28 ndeshje dhe është ndër lojtarët më të talentuar të kampionatit grek. Gjithashtu për vlonjatin, para disa javësh është interesuar edhe Olimpiakosi.
Shumë vështirë që sulmuesi të qëndrojë te Panioniosi, pas kaq shumë kërkesash që ka për të.
