Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Omicron” mund të ketë mbërritur në Shqipëri, dërgohen analiza në laboratorin e Berlinit

21:44 / December 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
urgjenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mutacioni “Omicron” i Covid-19 vijon të shkaktojë shqetësim në mbarë botën ndërsa kanë lindur dyshimet se mund të ketë hyrë në Shqipëri. Për ta vërtetuar këtë mbetet konfirmimi zyrtar nga laboratori i referencës në Berlin ku janë dërguar disa kampione për analiza.

Deri më tani, nga të dhënat që mbërrijnë nga 38 vendet e prekura nga “Omicron”, vijnë të dhëna se ka një klinikë me simptoma të lehta pa shkaktuar humbje jete.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në vendin tonë vihet re se ka rritje të rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë shënuar 7 viktima dhe 393 raste të reja me Covid-19.  Me gjithë përpjekjet e mjekëve, humbën jetën: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 qytetarë, në këto bashki: 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat, 10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

analiza Omicron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.