Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, e teksa përkujtohet 8 Dhjetori i Lëvizjes Studentore, për herë të parë PD feston e ndarë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Basha është i pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ku do të mbajë edhe fjalën e tij, ndërsa Berisha do të zhvillojë një takim në Qytet Studenti, ku edhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.
Aktivitetin e PD-së te ‘Art Turbina’ e nisi deputetja Flutura Açka, e cila tha se 8 dhjetori është një ditë që njerëzit të kujtojnë se liria nuk vjen lehtë dhe pa mund.
“Përulje e thellë për studentët që sakrifikuan shumë para 31 viteve. Mendoj se kjo do të jetë një bisedë e bukur reflektuese. Të mos harrojmë se liria nuk vjen aq lehtë dhe pa mund. Unë nuk do ta isha shkrimtare pa lirinë”, tha Açka.
Të pranishëm në aktivitet janë Preç Zogaj, Mark Marku, Ilir Kalemaj, Irena Progni, Spiro Çurraj, Nevila Nika, Agim Baçi etj
