Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“PD nuk fiton kurrë pa zgjidhur krizën”, Preç Zogaj flet për Sali Berishën: Pushteti nuk është pronë

12:01 / December 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zogaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Preç Zongaj, ish-pjesëmarrës në Lëvizjen e 8 dhjetorit, teksa përkujton Lëvizjen Studentore,  ka bërë refleksione mbi gjendjen ku ndodhet PD sot. I pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’ tha se PD duhet të zgjidhë dualizmin me lidershipin. Sipas Zogaj, partia nuk mund të shkojë drejt fitores kkur ndodhet në situatën që kryetari nuk bëhet kurrë kryetar dhe as ish-kryetari nuk ikën. Sipas Zogaj, pas distancimit nga Sali Berisha, është hera e parë që SHBA shpreh plotësisht mbështetjen e saj për PD, ndërsa bën thirrje për bashkim.

“Jam themelues i orëve të para të PD, me Sali Berishën , me Azem Hajdarin, me Gramoz Bashkon me disa të tjerë që u gjendën aty për të marë një vendim që rezultoi të sishte historik. Kam shkruar gjerë e gjatë për lëvizjen e dhjetorit, libri më i dashur është “Fillimi” të cilën e kam shkruar për gjatë 25 viteve ku në fokus ishin zhvillimet në 1990-92. Më emocionojnë orët e ngjarjes ku unë nuk kam marrë pjesë, ngjarja ekskluzive e një grupi stude3ntësh të cilët me Azem Hajdarin në krye i dhanë betejën më ballore që i ishte dhënë regjimit komunist. Ata u nisën natën drejt të panjohurës, aty fillon ora dhe historia e Shqipërisë. Disa njerëz bënë një shërbim të madh për vendin e tyre, unë atë ngjarje e kam konsultuar edhe duke fol me Azemin, pasi unë si publicist jam bashkuar me studentët të nesërmen dhe të pasnesmen. Ajoi ishte ngjarja më madhore për Shqipërinë të vitet 90’ por edhe më e madhja pas Pavarësisë. Demokracia në Shqipëri është vepër e rinisë, këtu nuk kemi dallim për të gjithë ata që kanë shkruar libra për në atë kohë. Ajo që lidhet me rininë është kthimi i rinisë nga SHBA nga Europa është vepër e rinisë, kjo ndodhi ato ditë të para të dhjetorit. Edhe PD që u krijuar 3-4 ditë më pas vjen për t’i dhënë shprehje politike atë që studentët vendosën, kthimin e Shqipërisë me fytyrë nga perëndimi. Duhet të përkulemi për para studentëve, përpara atyre që u ballafaquan me Ramiz Alinë. Janë emra konkret që u përballën me presidentin e kohës duke ia marrë partinë poltike duke vendosur pluralizmin në Shqipëri. Kuptimi i demokracisë është t’i lëmë stafetën të tjerëve, pushteti nuk është pronë, lidershipi nuk është pronë, as demokracia, trashëgohen nga të gjithë është stafetë që përhapet. Shqipëria ka rininë, lëvizja studentore e rinisë është momentin më i madh që u ngrit në piedestalen, 14 janari në vitin 1990 nisën kryengritjen në Shkodërn,vijnë protestat pastaj në Kavajë, shpërthimi i ambasadave, vjen pastaj Kavaja me protesta deri tek lëvizja e madhe e dhjetorit. Rinia duhet të jetë gjithmonë ajo që prin. Esenca e demokracisë në Shqipëri është në kuptimin e qarkullimin e elitave në Shqipëri duhet të ishte bërë një zakon.

Unë kam jetuar shumë 8 dhjetore, ka pasur edhe më parë. 8 dhjetori është festuar në dy vende, por jo në këto përmasa si këtë radhë. Të gjithë e dinë që jemi në një zhvillim të panjohur të PD që nuk kanë ndodhur ndonjëherë, dhe PD është përfshirë në një krizë të gjithë jemi të shqetësuar, për të gjithë të bashkohet PD, për ata që mendojnë kundër nesh, që na shajnë, ska tjetër. PD nuk shkon në fitore duke mos zgjidh problemin me dualizmin e saj, nuk ka në parti të djathtë që asnjë nuk e di kush është kryetari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026

Presidenti Begaj takim me Demon, Hitën dhe kreun e komanduar të SHISH: Diskutime për çështje të aktualitetit

12:56 / September 24, 2026

 Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë

12:31 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.