Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dita kundër korrupsionit, Manja: Peshku i vogël të mos bëhet i madh, kemi në krah SHBA

09:07 / December 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër korrupsionit, ka përcjellë një mesazh për rolin që ka secili në këtë “betejë”.

“Në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion. Bindja ime është e palëkundur: Ata që i lidh me njëri-tjetrin korrupsioni, nuk janë atdhetarë. Mund të bërtasin sa të duan në FB, apo në stadium, të bëjnë shqiponjën, a të grinden për nacionalizma, janë hipokritë që i bëjnë dëm vendit. Lufta ndaj korrupsionit nuk ka përjashtime, nuk ka solidaritet miqësor, fisnor a partiak, ndryshe je bashkëpunëtor. Secili prej nesh ka betejën e tij, në këtë luftë të madhe për të frenuar këtë virus dhe vaksina e vetme është dashuria për vendin duke denoncuar çdo formë abuzimi. Indiferenca ndaj korrupsionit është bashkëpunëtorja më e madhe e tij. Është mbulesa ku rrinë ngrohtë ata që gërryejnë rrënjët e vendit, edhe “të tuat” miku im që po lexon, sepse pavarësisht sa i ndershëm je, në pasaportën tënde që lexon “shqiptar” ke si damkë leximi “i korruptuar”, pikërisht për shkak të raporteve që vijnë edhe indiferenca shumëvjeçare.

Korrupsioni nuk është i madh, apo i vogël, nuk matet me peshë a me shifra. Është i njëjtë dhe dëmin e bën po njësoj, vetëm se do pak kohë që ai peshku i vogël të rritet e të bëhet i madh. Ndaj duhet frenuar që kur është cironkë. Le të bëhemi bashkë, në këtë luftë; Kemi një nga mbështetjet më të fuqishme SHBA-të, kemi gazetarë të përgatitur dhe të aftë, kemi të rinj që duan me zemër të shnjollosin emrin e Shqipërisë, prandaj pak guxim qytetar për të mos lejuar askënd të abuzojë, apo më mirë të guxojë të abuzojë. Kështu i shërbejmë vendit. Kështu i shërbejmë demokracisë. Kështu i shërbejmë të ardhmes“, shkruan Manja.

Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, marrëveshja në fuqi deri më 10 janar

08:59 / September 24, 2026

Protesta e “Flamingove”, masa të shtuara sigurie te Kuvendi/ Gardhe metalike dhe bllokim i akseve

08:55 / September 24, 2026

Kuvendi sot në seancë plenare/ Dy interpelanca urgjente dhe votimi për misionin në Gaza

08:48 / September 24, 2026

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.