Policia e Dibrës arrestoi E.T., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën e fshatit Trebisht, Bulqizë, rreth orës 17.00, datë 08.12.2021, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi rreth 100 m, dhe për pasojë mbeti i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit dhe humbi jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, banues në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
_
