Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjermania: Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë, po monitorojmë me vëmendje situatën aktuale

22:50 / December 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ambasadori gjerman Peter Zingraf thotë se shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë si korrigjues.

Pikërisht për këtë arsye, thotë diplomati, Gjermania është duke monitoruar me vëmendje situatën aktuale në Shqipëri duke ju referuar zhvillimeve brenda PD, partisë më të madhe opozitare.

Ambasadori gjerman thotë se është e rëndësishme që të gjitha partitë të përfshihen në mënyrë konstruktive në punën parlamentare dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve paqësisht dhe brenda kuadrit të strukturave ligjore.

Zingraf: Të drejtat e njeriut janë universale dhe të panegociueshme. Ne angazhohemi për t‘i mbrojtur këto të drejta në mbarë botën. Kjo është një përgjegjësi, e cila del nga kapitulli i errët i historisë gjermane. Kjo përgjegjësi është sot një pjesë e vetëkuptueshme e politikës sonë të jashtme. Që të drejtat e njeriut të mund të garantohen për të gjithë, nevojitet një shtet i qendrueshëm, një kornizë politike që respekton llogaridhënien ndaj qytetareve dhe qytetarëve të saj, vepron me transparencë si dhe mbron të drejtat e tyre.

Për këtë arsye ne angazhohemi bashkërisht me partnerët tanë evropianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, për strukturat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. Por shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë si korrigjues. Prandaj ne jemi duke monitoruar me vëmendje situatën aktuale. Është e rëndësishme që të gjitha partitë të përfshihen në mënyrë konstruktive në punën parlamentare dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve paqësisht dhe brenda kuadrit të strukturave ligjore.

Gjermania monitorojme opozite e forte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.