Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A do të shkojë Italia në Kupën e Botës? Rrëfehet për gjithçka Roberto Mancini

14:30 / December 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mancini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, ka dhënë një intervistë të gjatë për “L’Equipe”, duke folur edhe për “play-off”-et që duhet të kalojnë axurrët në mars për të hyrë në Botërorin 2022. Kampionët në fuqi të Evropës do të përballen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, në Palermo, dhe më pas në finale, nëse ka sukses, do të luajë ndaj Portugalisë në Lisbonë ose Turqisë në Stamboll:

“Kemi pasur shumë mundësi për t’u kualifikuar më herët. Vetëm disa detaje, që më parë ishin në favorin tonë, u kthyen kundër nesh. Ne dominuam në të dyja ndeshjet me Zvicrën, por nuk fituam asnjërën. Sa keq, por tani ka ndodhur. Tani duhet të përveshim mëngët dhe të mendojmë për të ardhmen. E dimë që kemi cilësitë për të fituar dhe do t’ia dalim”.

Në rast të humbjes në “play-off”, Italia do të humbiste Kupën e Botës për të dytën herë radhazi. Mancini foli për krahasimet me vitin 2018: “Djemve iu thashë se ka momente kur gjërat shkojnë keq dhe të tjera kur shkojnë mirë, kjo është pjesë e sportit. Në kombëtare, nëse nuk shkon në një Botëror, duhet të presim katër vite, se në karrierën e një futbollisti është kohë e gjatë.

Sot jemi sërish në një situatë të komplikuar, duhet të fitojmë dy ndeshje për të shkuar në Katar. Megjithatë jemi një ekip i shkëlqyer, që sapo ka fituar Kampionatin Europian. Ky është demonstrimi se në futboll, edhe kur e meriton, ndonjëherë nuk fiton. Ne e merituam kualifikimin për një kohë të gjatë, por përkundrazi gjendemi në një situatë shumë të vështirë. Gjithsesi, pikërisht kur gjendesh në vështirësi duhet të jesh i fortë.

Italia ka fituar 4 Kupa Bote me 4 sisteme loje të ndryshme. Nuk mendoj se për të fituar duhet një sistem apo një stil loje. Sigurisht, ne jemi përpjekur të zhvillojmë një lojë më evropiane. Dhe në Kampionatin Evropian, e vetmja sfidë në të cilën kemi vuajtur ishte ajo kundër Spanjës, e cila ka driblime të jashtëzakonshme.

Identiteti ynë është padiskutim mbrojtës, në kuptimin e të diturit të mbrohemi më mirë se të tjerët. Kjo është historia jonë. Pastaj duhet të jesh në gjendje të shënosh dhe ta bësh këtë në mënyra të ndryshme”.

Pas 37 ndeshjesh radhazi pa humbur, seria u ndërpre në Ligën e Kombeve kundër Spanjës: “Humbëm vetëm se ishim me dhjetë veta, përndryshe të paktën do ta kishim barazuar edhe atë ndeshje. Fitorja jonë e Kampionatit Evropian i dha besim një lëvizje të tërë sportive, i bëmë njerëzit të lumtur. Një kënaqësi e madhe. Për ‘play-off’ duhet të presim deri në mars, për fat të keq.

Nuk më pëlqen kjo. Më mungon stërvitja çdo ditë dhe të luaj çdo tri ditë. Është më mirë sesa të bësh këtë herë pas here. E ardhmja ime? Do ta shohim, sot është e vështirë ta them. Kemi këto dy ‘play-off’ shumë të rëndësishëm, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk jam projektuar ende për stacionin tjetër”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.