Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Operacioni antidrogë në Kapshticë, shkon në 5 numri i të arrestuarve (Detajet)

12:00 / December 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 63ac32c3a13bd9fbcbc2299a6e912b2f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë operacionit policor antidrogë i koduar “Restart”.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme janë sekuestrua dhe 73 kilogramë e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis si dhe është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike që tentonte për ta trafikuar në drejtim të shtetit grek.

Në vijim të operacionit të koduar “Restart”, nisur 1 muaj më parë, ku u vunë në pranga 4 shtetas dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i informacioneve të grumbulluara nga hetimet proaktive, gjatë mbrëmjes së djeshme u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, ku u bë arrestimi në flagrancë i një pjesëtari tjetër të këtij grupi kriminal konkretisht shtetasit Gj. M., 47 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas qarkullonte me automjetin tip “Mazda” dhe është mbajtur në ndjekje nga policia deri në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara shërbimet e përbashkëta policore e kanë kaluar për kontroll të imtësishëm automjetin që ky shtetas drejtonte.

Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 61 pako me peshë 73.4 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.