Socialistët organizuan sot takime me strukturat e tyre në qytetin e Krujës, ndërkohë kryetarja e LSI-së bashkëbisedoi me mbështetësit në Fushë Krujë. Sekretarja për Organizimin Elektoral të PS-së, Blerina Gjylameti shkruan se së bashku me Gjermenin, Dakon e Artur Bushin zhvilluan mbledhjen e Asamblesë Krujë.
Postimi i Gjylametit:
E gjithë vëmendja tek Kruja.
Bashkë me deputeten Englantina Gjermeni, Kryetarin e Bashkisë Artur Bushi dhe drejtuesin politik Vangjush Dako, zhvilluam mbledhjen me asamblenë socialiste të zgjeruar Krujë.
Kontrata jonë me qytetarët është e distancuar nga çdo kompromis, që del në kundërshtim me zgjedhjen dhe votën e tyre.
Kushtetuta përcakton 30 Qershorin si sfidën tonë të radhës dhe ne do të jemi aty me vëmendjen tek njerëzit për të përmirësuar çdo ditë e më shumë projektin e madh për Shqipërinë që duam.
