Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përse konsumojmë çdo ditë të njëjtin ushqim për mëngjes? Mësoni përgjigjen

16:31 / December 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
recel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E keni pyetur ndonjëherë veten përse gjithmonë konsumojmë të njëjtin ushqim në mëngjes dhe shqetësohemi më pak për shumëllojshmërinë se sa për vaktet e tjera?

Studiuesit tashmë e kanë një përgjigje. Sipas tyre, ne i përmbahemi të njëjtës rutinë të mëngjeseve. Studiuesit argumentojnë se rutina e mëngjesit ka qëllim utilitar, që do të thotë se priremi të hamë sa më shpejt për të filluar ditën ose të konsumojmë ushqime të shëndetshme për të mbajtur peshën nën kontroll.

Por studiuesit sqarojnë se për vaktet e tjera, pra drekën dhe darkën, ne kemi qasje tjetër. Sipas tyre, shumica e njerëzve kërkojnë kënaqësi në vaktet e tjera dhe nuk do të ishin të kënaqur duke ngrënë të njëjtin ushqim në drekë dhe në darkë çdo ditë.

Në këtë studim që është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë 1275 persona nga mosha 18 deri në 99 vjeç. Ata u pyetën se çfarë konsumojnë për çdo vakt në një javë.

Në përgjigjet që ata dhanë, pjesa më e madhe u shprehën se në mëngjes hanin çdo ditë të njëjtën gjë. Por jo për vaktet e drekës dhe të darkës. Megjithëse, mëngjesin e tyre e ndryshonin në fundjavë.

I njëjti studim është bërë edhe në Francë ku u përfshinë 2624 persona. Edhe në këtë shtet, që ka tjetër kulturë për ushqimin, u tregua se kur bëhet fjalë për mëngjesin njerëzit kanë pothuajse të njëjtën sjellje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.