Këngëtarja e njohur, Taylor Swift, do të përballet me seanca gjyqësore pasi është akuzuar se ka vjedhur tekstin e këngës së saj hit “Shake it off”.
Një gjykatës amerikan ka refuzuar kërkesën e Swift që çështja të pushohej me arsyetimin se një juri ka zbuluar që kënga kopjonte “Playas Gon’ Play”, e publikuar nga grupi i vajzave 3LW, në vitin 2001.
Të dyja këngët përmbajnë variacione në rreshtat “lojtarët do të luajnë” dhe “urrejtësit do të urrejnë”.
Gjykatësi i rrethit, Michael Fitzgerald, fillimisht e kishte hedhur poshtë padinë në vitin 2018, duke thënë se tekstet ishin shumë “banale” për t’u mbrojtur nga e drejta e autorit. Por kantautorët e “Playas Gon’Play”, Sean Hall dhe Nathan Butler e apeluan vendimin, duke kërkuar një gjyq dhe dëmshpërblim të paspecifikuar, derisa një gjykatë federale e anuloi vendimin në tetor të vitit 2019.
Kënga e 3LW ishte renditur në vendin e 21-të në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendin e 81-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurse, “Shake It Off” e Taylor Swifit kishte arritur në vendin e dytë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendin e parë në SHBA si dhe është kënga më e shitur në karrierën e saj.