Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bumçi: Më 18 dhjetor do votohet shkarkimi i Bashës

23:58 / December 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bumci1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, i ftuar në emisionin “Open”, tha sonte ka se më 18 dhjetor e gjithë anëtarësia do të votojë shkarkimin e kreut aktual të PD, Lulzim Basha.

Sipas Bumçit, do të krijohet një front i jashtëzakonshëm opozitar dhe se gara me kryeministrin do të vijë më vonë.

“PD nuk është vetëm e Berishës, por dhe e njerëzve, edhe e atyre që Basha i ka trajtuar si të pavlerë. Kanë krijuar këtë energji, këtë shpresë. Do shikojmë se ç’do të ndodhë më 18 dhjetor. Më 18 dhjetor është thirrur anëtarësia nga Shkodra në Sarandë, nga Tropoja në Kolonjë. Ajo do shprehet për shkarkimin e Bashës. Ai është votuar me ‘një anëtar, një votë’, por nuk thirri një votëbesim në 3 muaj,

Në qendrat e Vlorës, Shkodrës, do dynden për të dhënë shpresë. Projekti që unë përmenda nuk nënkupton një projekt të Berishës. Në vitin 2005 Berisha ndërtoi një parti me kundërshtarë të fortë. I ftoi dhe bëri një PD të madhe. Është një njeri me vepra. Do kemi një garë, por për kryeministrin vjen më vonë. Do krijohet një front i jashtëzakonshëm opozitar”, u shpreh Bumçi.

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dy ditë pas Kuvendit të 11 dhjetorit, zhvilloi sot një mbledhje në selinë blu, bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Ai deklaroi se me zyrën e Bashës nuk ka askush punë: “Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.

Kujtojmë se, të shtunën në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha, Basha u shkarkua si kryetar i Partisë Demokratike.

Pas ndryshimit të Statutit dhe shkarkimit të anëtarëve të Kryesisë të partisë, Kuvendi i thirrur nga Berisha do të mblidhet sërish për të mbajtur referendum.

Bashes Bumçi shkarkimi Votohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.