Një alarm për bomb është dhënë pasditen e sotme në dy stacione metroje në Athinë. Eviathema shkruan se një telefonate anonime ka deklaruar se bomba në metron në Syntagma do të shpërthejë në orën 16:15 dhe në Monastiraki në orën 16:40.
Sipas informacioneve, policia ka kërkuar evakuimin e Qendrës së Kontrollit që ndodhet në Sintagma dhe për këtë arsye janë evakuuar të gjitha stacionet e linjave 2 dhe 3 të Metrosë. Pas kontrollit nga autoritetet, doli që alarmi ishte fals dhe qarkullimi është rikthyer në të gjitha linjat (1,2 dhe 3) të Metrosë, pak para orës 18:00.
