Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tryezë të përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit për sigurinë në stadiume.
Ai tha se dhuna nuk do të tolerohet më, teksa foli për një status të veçantë për tifozët.
“Dhuna në stadiume nuk mund të tolerohet më. Nevoja për të vendosur një bazë solide dhe në një fazë pa kthim në raport me dhunën. Për këtë arsye unë besoj se pjesëmarrja në stadium e çdo sportdashësi si spektator me status të veçantë për t’i vënë spektatorit më shumë detyrime për përgjegjësit që ka brenda një mjedisi ku çdo veprim individual mund të konsideorhet ehdhe nxitje për të tjerët për mirë apo për keq”, tha Rama.
Ai kërkoi bashkëpunimin e policisë me FSHF-në. “Policia e shtetit dhe Federata mos ti lënë topin njëra-tjetrës po të bashkëpunojnë seriozisht. E di që ka një pengesë aktuale ligjore lidhur me organzimin e shërbimeve policore në mjediset e brendshme të stadiumeve pasi këtë ligji nuk e lejon dhe se rikthimi i policisë në stadium do të kërkonte amendimin e këtij ligji ashtu sikundër dhe vendim i posaçëm i qeverisë”, tha Rama.
Do ndërhyjmë në Kodin penal tha Rama, duke thënë se ai që kalon vijën e bardhë dhe hyn në fushën e lojës, do të dënohet me 3 vjet burg.