Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Skandali / Si Prokuroria liroi nga burgu Erjon Llapushin 3 muaj para se të vriste kamerierin në Elbasan

16:59 / December 15, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erjon Llapushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja për rezervimin e një tavoline të Gazment Kurmakut, i cili punonte si kryekamerier në një restorant në Elbasan, nga 33-vjeçari Erjon Llapushi, në fillim të tetorit 2021, është edhe produkt i segmenteve të kalbura dhe të papërgjegjshme të drejtësisë. Report Tv zbulon se tre muaj para se të kryente krimin e radhës, tashmë duke i marrë jetën një qytetari krejtësisht të pafajshëm, Erjon Llapushi është liruar nga burgu me kërkesë të Prokurorisë së Pogradecit, për një vepër penale që rrezikonte të dënohej deri në 10 vite burg. Në 28 maj 2021, Erjon Llapushi është arrestuar në flagrancë nga policia në Pogradec, pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit, me qëllim për të kaluar drejt vendeve të BE-së. Emigrantët nga vendet e Lindjes së Meste kishin hyrë në Shqipëri nga Greqi, ndërsa synon të shkonin në Kosovës, më pas në Serbi dhe më në fund në Gjermani.

Në 29 maj 2021, Prokuroria e Pogradecit ka regjistruar procedimin penal nr. 179 ndaj Erjon Llapushit dhe personave të tjerë, për kryerjen e veprës penale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penale. Për këtë vepër penale parashikohet një dënim i rëndë nga 5 deri në 10 vite burg, dënim i cili do të shtynte çdo të dënuar t’i shmangej veprimit të drejtësisë. Krahas dënimit të rëndë të parashikuar, Erjon Llapushi ishte një personazh i njohur për drejtësinë për shkak të precedentëve të theksuar penale, i dënuar të paktën edhe dy herë të tjera, për vepra të rënda penale.

Me 1 qershor 2021, Gjykata e Pogradecit ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e Erjon Llapushit dhe ka caktuar masën e arrestit me burg me afat 40 ditë, me qëllim për t’i krijuar kushtet Prokurorisë për të mbledhur provat. Me 6 korrik 2021, Prokuroria e Pogradecit i ka kërkuar gjykatës lirimin e nga burgu të Erjon Llapushit dhe caktimin e masës së sigurisë ‘detyrim për t’u paraqitur’ pranë Policisë Gjyqësore. Prokuroria, sipas këtij vendimi, ka kërkuar lirimin e Erjon Llapushit nga paraburgimi në kushtet kur kishte krijuar bindjen se Llapushi e kishte kryer veprën penale, kishte bindjen për rrezikshmërinë e tij si dhe ishte në dijeni për të kaluarën kriminale të Llapushit.

Më 7 korrik 2021, Gjykata e Pogradecit ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Llapushit nga burgu. Duhet theksuar se përgjegjësia kryesore për lirimin e Llapushit, në këtë rast, bie mbi Prokurorinë, pasi gjykata nuk mund të vendosë një masë shtrënguese më të ashpër se sa masa e kërkuar nga prokuroria. Gjykata ose do të rrëzonte kërkesën e Prokurorisë dhe Llapushi do të lirohej automatikisht sapo të përfundonte afati 40-ditor pasi ndaj tij nuk do të kishte asnjë masë në fuqi, ose do të pranonte masën e kërkuar nga prokuroria.

Në vendimin për pranimin e masës ‘detyrim paraqitje’ të kërkuar nga prokuroria, gjykata thekson se Erjon Llapushi është një personazh që mund të kryejë vepra edhe më të rënda penale.

“Duke u nisur nga rrethanat e ngjarjes, duke patur parasysh natyrën, llojin e veprës penale që dyshohet se ka kryer personi nën hetim, motivin e kryerjes së veprës penale, duke vlerësuar sanksionin e lartë me burgim nga pesë deri në dhjete vjet që përcaktohet për veprën penale të parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal, duke pasur në vëmendje që vepra penale dyshohet se është kryer në bashkëpunim nga personat nën hetim si rrethanë cilësuese dhe për qëllime fitimi, si dhe duke patur parasysh personalitetin e personit nën hetim si i dënuar disa herë më parë (kjo referuar certifikatës elektronike) gjykata çmon se ekziston rreziku që personi nën hetim të largohet me qellim për t’ju shmangur procedimit penal në ngarkim te tij, si dhe të vazhdoje veprimtarinë e tij të paligjshme, duke kryer të njëjtën vepër penale me atë për të cilën po procedohen apo vepra të tjera penale më të rënda”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kështu Erjon Llapushi ishte i lirë 40 ditë pasi u kap një flagrancë duke transportuar 24 emigrantë të paligjshëm. Tre muaj më pas, në 2 tetor 2021, Erjon Llapushi, kreu një krim shumë më të rëndë, në një restorant në Elbasan, duke vrarë kamerierin Gazment Kurmakut, 57-vjeç, për rezervimin e një tavoline. Gazment Kurmaku ndërroi jetë 5 ditë më pas. Kurmaku kishte një jetë që punonte si kamarier dhe në 8 tetor 2021 u përcoll në banesën e fundit. Erjon Llapushi u larguar menjëherë nga vendi i krimit, duke i shpëtuar arrestimit. Policia ende nuk ka arritur ta prangosë.

Erjon Llapushi rezulton një personazh me aktivitet të theksuar, të larmishëm dhe të provuar kriminal, ku gjithnjë ka arritur t’i shpëtojë lehtësisht drejtësisë. Aktiviteti i tij kriminal ka nisur që nga viti 2007 me kanosje, plagosje duke vijuar deri në vrasjen e Gazment Kurmakut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen

10:53 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.