Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A ka ndonjë mundësi për marrëveshje me Bashën për të zgjidhur situatën? Ja si përgjigjet Berisha

23:23 / December 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nëse ka një mundësi për marrëveshje me Lulzim Bashën për të zgjidhur situatën brenda Partisë Demokratike.

Berisha shprehet se nga PD-ja, nuk do të përjashtohet asnjë njeri, por thotë se Basha mund të rrijë vetëm si deputet i thjeshtë.

Berisha: Asnjë njeri nuk përjashtohet nga PD. Basha të heqë sqeparin dhe bravat e të rrijë deputet i thjeshtë brenda PD-së. Unë kam faktuar, që ato çfarë kam thënë kam bërë. Nuk gjen një njeri sot, nga dhjetori 90 deri sot që të thotë më preu në besë Sali Berisha. Unë jam njeri që i qëndroj fjalës time. Basham und të qëndrojë deputet aty. Kemi të bëjmë me një gjë të veçantë. Le të provojë Fatos Nano pot ë dojë. Është thirrje e brendshme. Nuk rikthehem se kam dëshirë. Rikthehesh kur ka një thirrje të brendshme. Janë momente që e kanë mistikën e tyre. Kam një frymëzim shumë të madh.

Më tej, Berisha thotë se nuk mund të tërhiqet nga gara për kryetar të PD-së dhe për kryeministër të vendit. Por ai shton se kushdo që ka një ambicie të tillë, është i ftuar të hyjë në garë me të.

Berisha: Çështja e parë, kam deklaruar në 20 maj se Sali Berisha heq dorë nga vendimi i tij i largimit pa kthim. Dhe do rikthehet për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi. Pyeta veten 100 herë pse e bën këtë gjë. Unë isha njeriu që kisha patur intensitetin më të madh të marrëdhënieve me SHBA. Që nga viti 93, nuk mund të gjesh një të dytë që ka marrë vendime në marrëdhënie me SHBA. Historinë e këtij vendi, askush nuk e ka luftuar korrupsionin më shumë se unë. Krijova një problem me fëmijët. Atyre u diktova kur erdha në pustet që të deklarojnë pasuritë. Meqënëse isha zotuar se nuk do të paditet asnjë gazetar në gjykatë nga administrate ime, atëherë këtë rregull bëra dhe për fëmijët e mi. U thashë që ju nuk do të padisni asnjë. Ndaj tyre ka shumë shpifke, që i morën shumë politikanë. Ai nuk ngjitet. Është një lider i thyer. Absolutisht që është e hapur gara dhe duke u plotësuar çdo kusht të atyre që janë në garë. Unë nuk do zgjedh njeriun që do garojë. Çfarë përgjegjësie kam unë që ka një thirrje të brendshme të mbështetësve që kryetar të bëhet Berisha.

Njerëzit janë të mençur. Lexojnë që rikthimet janë suksese gjithmonë. Shqiptarët e imagjinojnë çfarë mund të jetë Berisha 3. Berisha 3 do jetë dy herë më shumë se qytetari më shumë se çdo Berish tjetër. A mundet që unë, të zhgënjejë ata të cilët kanë hedhur drejt meje këtë besim të madh. Unë do bëj gjithçka ta justifikoj. Siç kam thënë, kryeministri i ardhshëm do zgjidhet me votën e anëtarësisë. Do ketë një votim dhe referendum. Nëse më pyuet mua, është çështje e individëve dhe ambicieve të tyre. Ata që kanë ambicie të marrë drejtimin e PD-së, është i ftuar të vijë në garë. Por unë që të them, vetë, pas këtij uragani se unë nuk do të jem, nuk mund ta them kurrë. Do jua lë shqiptarëve të vendos.

bashen marreveshje situaten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.