Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nëse nuk hani mëngjes, rrezikoheni nga infarkti i zemrës

11:33 / December 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mengjes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mënyra e jetesës, përfshirë edhe dietën ushqimore përcakton sa të shëndetshëm jemi. Pjesa më e madhe varet nga trashëgimia gjenetike, por edhe nga ajo çfarë ne zgjedhim të bëjmë me trupin tonë. Një sasi e madhe nga diçka, apo shumë e vogël ndikon spektrin e mirëqenies në aspekte të ndryshme.

Për shembull, sipas një studimi amerikan, të mos hash mëngjes rrit rrezikun e infarktit në zemër. Në të thuhet se meshkujt që nuk hanë mëngjes ekspozohen 27% më shumë ndaj infarktit në zemër apo sëmundjeve të këtij organi.

“Meshkujt që nuk hanë mëngjes kanë më shumë gjasa të shtojnë në peshë, t’iu shfaqet diabet, hipertension dhe kolesterol i lartë”, u shpreh një nga studiuesit amerikanë. Ndërsa në një studim britanik, përveç sëmundjeve të listuara nga amerikanët, u shtua edhe pamjaftueshmëria e vitaminave dhe mineraleve.

“74% e njerëzve që nuk hanë mëngjes nuk marrin 2 të tretat e sasisë së duhur të vitaminave dhe mineraleve, krahasuar me 41% prej tyre që konsumojnë”. Ka shumë mënyra të shëndetshme që mund të hash mëngjes pa shpenzuar kohë.

Si fillim, duhet të limitohen karbohidratet dhe sheqernat e rafinuar, kripa e tepërt dhe ushqimet e gatshme. Të skuqurat mund të konsumohen, por sa më rrallë të jetë e mundur. Drithërat dhe perimet janë kyçe, bulmeti duhet me pak yndyrë dhe duhen përfshirë arrat, farat dhe frutat e pyllit. Mund të provoni qull me arra e fruta pylli, kos, kinoa, vezë të ziera ose bukë integrale të thekur me avokado.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.