Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. L. (L)., 19 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Ndërkaq, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 48 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Rendit Publik. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dokument i plastifikuar me mbishkrimin “Policia”.
