Rreth orës 17:20, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka rënë zjarr në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
