Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Kam fanellën e Mbappe, nuk më intereson ajo e Messit”, futbollisti injoron argjentinasin

17:40 / December 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbappe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kupa e Francës është ende në fillimin e saj teksa është luajtur raundi i 1/32-tave dhe si pasojë e kësaj shumë ekipeve të vogla, iu kanë rënë në short ekipet më të mëdha dhe prestigjioze. Kështu, ishte edhe rasti i Feignies Aulnoye, skuadër që bën pjesë në ligën National 2 dhe që iu desh të përballeshin me PSG.

Parisienët nuk e patën të vështirë të fitonin me rezultatin 0-3, falë dy golave të Kylian Mbappe dhe një të Mauro Icardit. Sakaq, një moment për t’u shënuar ishte edhe pjesa kur një prej lojtarëve të Aulnoye, Romaine Courtin ia doli të merrte fanellën e Kylian Mbappe.

I pyetur pas sfidës, Courtin u shpreh se do të kishte dashur të merrte edhe fanellën e Messit, por duke qenë se argjentinasi nuk luajti, atëherë theksoi se është shumë i emocionuar që ka në koleksion fanellën e Mbappe.

“Ishte fantastike të përballeshim me Parisin, jam një fans i tyre. Kam lindur në krahinën e Parisit dhe kam qenë edhe në stadiumin e tyre, Parc Des Princes. Më jep shumë emocione fakti që kam fanellën e Kylian Mbappe, është thjesht fantastike. Do të doja të kisha edhe të Messit, por ai nuk luajti. Megjithatë, nuk më vjen keq, kam fanellën e Mbappe dhe nuk ka asgjë më të mirë”, u shpreh Courtin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.