Dhe bëhet fjalë për nj⌂ nga kompanitë më të famshme në botë.
Mbi 30 produkte për kujdesin ndaj flokëve janë tërhequr nga kompania Procter and Gamble.
Shampo, zbutës apo spray flokësh janë në mesin e produkteve që janë hequr për shkak se është paralajmëruar se përmbajnë një element që shkakton kancer, të quajtur “benzen”.
Prestigjozja amerikane CNN raporton se përfshihen firmat si Pantene, Herbal Essences, Hair Food, Old Spice and Aussie.
Vetë kompania ka nxjerrë listën e plotë e produkteve të tërhequra në faqen e internetit , duke përfshirë numrat e kodit të prodhimit të prekur nga tërheqja.
Edhe pse P&G nuk është e bindur totalisht se sasia e benzenit që këto produkte përmbajnë është e mjaftueshme për të shkaktuar kancer, është marrë një masë paraprake për të qenë të sigurtë.
Menjëherë shitësve me pakicë u shkoi urdhri që të heqin këto produkte nga raftet.
“Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhë me thithje, nga goja dhe përmes lëkurës dhe mund të rezultojë në kancer, duke përfshirë leuçeminë dhe kancerin e gjakut të palcës së eshtrave dhe çrregullime të gjakut të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Procter and Gamble informon të gjithë njerëzit që i kanë blerë tashmë që t’i hedhin ato. Kompania po ofron rimbursime të plota dhe klientët mund të plotësojnë një formular në internet.