Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Kujdes! Ministria: Çdo qytetari që nuk ka adresë të saktë nuk do t’i ofrohet asnjë shërbim

18:50 / March 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër muaj para zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se qytetarëve shqiptarë që nuk kanë një adresë të saktë nuk do t’u ofrohet asnjë shërbim.

Për të krijuar lehtësira në trasferimin e dosjeve, qeveria ka nisur përgatitjen e një drafti ligjor.

“Sot kemi një situatë paradoksale ku në dokumentet shumë zyrtarë ku kërkohet adresa, nuk vendoset adresa. Ne po punojmë për të bërë një inciativë ligjore që do të detyrojë të gjithë ata që ofrojnë shërbimin që të mos e ofrojnë shërbimin nëqoftëse qytetari nuk ka një adresë të vlefshme sipas regjistrit”, tha Lleshaj.

Në takimin ku ishin të pranishëm prefektët, përfaqësues të njësive vendore dhe zyrave të gjendjes civile, Lleshaj kërkoi angazhim maksimal për vendosjen e sistemit të adresave në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit.

“Me këtë hap besoj se do të bëjmë një shërbim të madh ndaj vendit tonë që do të ofrohet dalëngadalë drejt një standardi normal që e ndeshim në çdo vend tjetër. Nuk mund të ketë njeri që bën pasaportën e këtij vendi që mos të ketë detyrim për të pasur një rezidencë.Ne shkojmë miq diku jashtë dhe për një natë ai të kërkon rezidencë ku do të shkosh”, deklaroi Lleshaj.

Lleshaj shtoi se vendosja e adresave dhe emërtimi i rrugëve do të shërbejë edhe funksionimit normal të sezonit turistik.

Ndonëse nuk u vendos një afat kohor, Lleshaj tha se ky proces duhet të përmbyllet sa më shpejt, duke hartuar dhe një grafik me hapa të ndërmjetëm.

Nëse nisma do të zbatohet para zgjedhjeve vendore ajo do të shoqërohet dhe me ndryshimin e vendit të votimit.

ministri i Brendshëm sander lleshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Kontrolle intensive në terren kundër ndërtimeve pa leje, 67 masa administrative në një muaj

10:47 / May 20, 2026

Sot Kuvend/ Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

08:33 / April 2, 2026

Hoxha pret në takim ambasadorin e Spanjës: Propozime për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

16:07 / June 3, 2025

Ministri Hoxha takim me ambasadorin britanik

16:33 / October 28, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.