Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

E akuzoi për 21 Janarin, Basha: Imam, nëse ke diçka jam i hapur

23:40 / December 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur ish-ministrit Arben Imami, i cili e ka akuzuar atë se ka dhënë urdhrin për vrasjen e 4 protestuesve më 21 Janar.

Basha deklaroi në “Real Story” se ka pasur proces gjyqësor lidhur me këtë çështje dhe se ai ka dhënë të gjitha deklaratat e tij. Ai shtoi se nuk ka arsye pse t’i fshihet drejtësisë.

Basha tha se deklaratat e tilla e bëjnë Imamin të “bjerë në batakun e një shpifësi ordiner”.

Pyetje: Ju akuzoi Arben Imami që keni vrarë 4 vetë? Kush e dha urdhrin?

Basha: Ju keni dëgjuar shumë akuza të hidhen ndaj meje që prej 9 shtatorit. Ai (Imami) ngriti këtë akuzë banale, të hedhur në mënyrë banale. Ka pasur një proces hetimi, ndjekje penale dhe gjyqësore për 21 Janarin, që ka rezultuar me dënime. Nëse dikush ka diçka ndaj meje për këtë çështje, unë nuk i fshihem drejtësisë. Nuk kam asgjë të re, i kam thënë ato që kisha për të thënë.

Ajo është një shpifje e ulët nga dikush që e kam njohur personalisht. Nuk e mendoja kurrë se do binte në batakun e një shpifësi ordiner. Nuk e di se çfarë e ka detyruar. Nëse ai zotëria e ha turpin me bukë, le ta hajë. Nëse ka diçka, unë jam i hapur. Jam personi më i akuzuar gjatë gjithë kohës që PD ka qenë në pushtet. Nuk i fshihem drejtësisë. Ky është kontrasti mes meje dhe atyre që bëhen mish për top duke shpifur”, tha Basha. 

21 janarin akuzoi Basha hapur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.