Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta kundër Vuçiç në Tiranë, flet Brnabiç: E pyeta nëse është mirë atje

23:57 / December 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KM serbe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka folur për vizitën e Presidentit Vuçiç në Tiranë dhe protestën e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar kundër tij.

Në një intervistë për mediat serbe, Brnabiç tha se ka folur me Presidentin Vuçiç për t’u siguruar nëse ai është mirë në Shqipëri.

Sipas saj, ai ka mbështetje nga e gjithë Serbia.

“Kam folur me Presidentin rreth orës 19:15 dhe gjithçka është në rregull. E pyeta nëse gjithçka ishte në rregull, ai tha se gjithçka ishte mirë dhe nuk u mërzit. Ai ka mbështetje edhe nga Beogradi. Kudo në rajon mund të shohim një situatë të tillë si në Tiranë. Disa njerëz nuk mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme. Aleksandër Vuçiç është një vizionar dhe ka parë për një të ardhme tjetër, duhet të bëjmë diçka ndryshe dhe të kemi liri të lëvizjes”, tha Brnabiç.

Kryeministrja e Serbisë shtoi se “ka ende njerëz që kanë frikë nga një nismë e tillë rajonale”, dhe se “ata do t’i tregojnë dobësitë e tyre”.

“Politika e tyre e vetme është politika e konfliktit, jo e bashkëpunimit. Shumë politikanë, për fat të keq, i përkasin të së shkuarës dhe duan ta ndërtojnë politikën e tyre me konflikt. Serbia i ndryshoi gjërat atje. Një Serbi mund të fitojë si në teknologji, ashtu edhe në arsim… Dhe më pas ata shohin se Serbia mund të jetë ndër të parat që do të marrë vaksina. Besoj se do të fitojnë qytetarët e rajonit dhe se do të ketë gjithnjë e më shumë shtetarë me vizionin që ka Vuçiç”, tha Brnabiç.

Kryeministrja kunder serbe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.