Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet e mitura e abuzuar nga mësuesi monstër: S’dija ç’bënte ai me trupin tim

17:05 / December 21, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mitura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Pa Gjurmë” në “Report” Tv, puntatën e kësaj të marte sollo për herë të parë dëshminë ekskluzive të një vajze të abuzuar seksualisht.

Përmes një video-mesazhi, 4 vite nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2018 në fshatin Luftinjë të Memaliajt, e mitura kërkon të përcjell një mesazh për të gjithë vajzat që bien prè e abuzimeve seksuale.

Në dëshminë e saj, 14-vjeçarja rrëfen detaje tronditëse, duke sqaruar se nuk vuan nga spektri autik dhe se historia e saj nuk është e trilluar, sikundër u pretendua nga mësuesi pedofil.

Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë u akuzua fillimisht se abuzoi seksualisht për tre vite me radhë me të miturën, që kur ajo ishte 8 vjeçe.

“Jam 14 vjeçe. Jam vajza e abuzuar nga mësusesi. Unë këtë video po e bëj që të rrëfej historinë time dhe për të gjithë ata që mendojnë se është gënjeshtër, ta dëgjojnë të vërtetën nga unë. Dhe të jem një shembull, një zë i fortë për të gjitha vajzat, që kanë të njëjtën histori.

T’u jap forcë atyre, të mos heshtin si unë, por të kenë guximin t’ua thonë prindërve menjëherë. Së pari, dua të them se unë nuk jam autike. Nuk jam dhe nuk kam qenë kurrë e tillë. Mësuesi pedofil më ka ngacmuar seksualisht, kur unë kam qenë 8 vjeçe. Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, sepse isha ende fëmijë. Unë i thoja mësuesit se do u them prindërve, ndërsa ai u inatos shumë dhe nxori një biçak nga çanta e tij dhe më kërcënoi. Nëse unë do të tregoja, ai do të më vriste mua të parën dhe më pas familjen.

Kishim një pus afër shkollës dhe ai më thoshte do të hedh aty dhe s’do të gjej askush. Unë u frikësova dhe heshta, sepse isha shumë e vogël dhe mendoja se ai do të më vriste familjen. Por, unë tani jam më e rritur dhe mund të kuptoj se, ato kërcënime ai i bënte për të më trembur mua që të mos tregoja.

Një natë ra një telefonatë anonime në orën 8 të darkës dhe u përgjigj kushëriri im, që vazhdonte shkollën me mua. Personi tha: Mësuesi po e ngacmon vajzën seksualisht. Kushëriri u tha prindërve të mi dhe ata më pyetën nëse ishte e vërtetë. Unë pohova duke qarë. U thashë që nuk tregova për shkak të kërcënimeve të tij. Pasi u tregova ngjarjen, disa ditë më vonë shkuam të denonconim. Dhe atje tregova gjithçka, por disa thonë se e ka mësuar e ëma. Nuk është aspak e vërtetë, sepse unë e di se çfarë më ka ndodhur. Prindërit dhe unë u bëmë me stres, 4 vite nëpër gjykata. Mezi ia kanë dalë. U mbytën në borxhe. Falenderoj të gjitha ata që më kanë mbështetur ta kaloj këtë periudhë të vështirë”, tha e mitura.

Prindërit e të miturës treguan sesi vajza e tyre ra në duart e një njeriu, me të cilin ata shkëmbeheshin çdo mëngjes në rrugët e fshatit. Ai nuk kishte rënë në sytë e askujt se po kryente veprime të turpshme me 8-vjeçaren, deri ditën kur një telefonatë anonime sinjalizoi prindërit.

Për tri vite rresht mësuesi e mbante pas mësimit, i kyçte derën duke zhveshur veten dhe vajzën.

Një nga dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë ishte shoku i bankës së të miturës, i cili në një nga ditët kur u kthye në klasë pa të zhveshur mësuesin sëbashku me të miturën.

Detajet që u zbuluan nga dosja hetimore ishin të rënda. E mitura kishte dëshmuar para dy psikologeve dhe në prani të prokurorit të çështjes, si dhe u morën në pyetje 4 nxënës të asaj shkolle.

Avokati i familjes, Idajet Beqiri tregoi së më 1 dhjetor që u dha vendimi me burg nga Gjykata e Apelit, Mysreti nuk ishte i pranishëm, edhe pse kishte qenë në të 60 seancat gjyqësore të mëparshme.

Mes lotëve dhe dhembjes, babai i vajzës tregoi se sot e bija refuzon të vazhdojë mësimin në shkollën e fshatit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

14:39 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

Studentët e Kosovës marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara

12:15 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.